E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeniti e do Nanin dhe Hulkun

Trajneri i Zenit St Petersburgut, Luciano Spalletti ka folur për objektivat e skuadrës së tij për transferim gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Së fundmi spekulohej se gjiganti rus dëshiron të transferojë dyshen e Manchester Unitedit, mesfushorin Nani dhe sulmuesin Dimitar Berbatov. Po ashtu Zenit thuhej se është duke monitoruar edhe sulmuesin e Portos, Hulk.

Spalletti ka sqaruar se: “Po, jemi të interesuar për Hulkun dhe Nanin, por gjithçka do të varet nga gatishmëria e klubeve të tyre për ti shitur. Kurse nuk jemi duke negociuar Berbatovin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›