E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rossi mirëpret Man Cityn

Mesfushori Daniele De Rossi ka pranuar Manchester Cityn. Ylli i Kombëtares italiane dhe Romës duket se ka ndryshuar idenë dhe tanimë është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Olimpico, ka njoftuar të dielën e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Kampioni i Premierligës i ka përgatitur De Rossit kontratë me vlerë prej 9 milionë eurosh në sezon kurse Romës i ka ofruar 30-35 milionë euro për kartonin e mesfushorit.

Përveç tij, City spekulohet se ka shprehur interesim edhe për sulmuesin e Fiorentinës, Stevan Jovetic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›