Lëb kandidohet për F1, te Toro Roso në vend të Burde
Pesë herë kampioni i botës në "rally", Sebastian Lëb, shprehet i gatshëm të vazhdojë karrierën në cirkuitet e Formula 1. Deklaratat janë bërë pas përhapjes së lajmit se bashkëkombësi i tij, Sebastian Burde, do të largohet nga Toro Roso menjëherë pas Çmimit të Madh të Gjermanisë. 35-vjeçari nuk hezitoi të hidhte kandidaturën e tij: "Nëse Toro Rosos i nevojitet një pilot, unë do t‘i ndihmoja me kënaqësi. Do të vihesha menjëherë në dispozicion të një skuadre të F1. Kush i njeh kalendaret e ‘rally‘-t dhe Formula 1 e ka të qartë se nuk ka përplasje ndërmjet garave, e kjo do të ma lehtësonte punën".