Mark Veber, "pole" i parë në karrierë
Prej ditës së djeshme, Mark Veber e shtoi emrin e tij në listën e pilotëve të Formula 1 që janë nisur nga "pole position". Australiani i Red Bull regjistroi kohën më të shpejtë në Çmimin e Madh të Gjermanisë dhe për herë të parë në karrierë do të niset nga kreu. "Po përjetoj një ditë speciale", deklaroi 33-vjeçari. "Gjatë gjithë fundjavës, skuadra punoi në mënyrë të shkëlqyer dhe u shpërblyem. Kushtet e pistës ndryshonin vazhdimisht dhe kishte probleme për gomat gjatë fërkimit me asfaltin. Gjithsesi, arritëm të merrnin një rezultat të rëndësishëm". Në provat zyrtare në Nurburgring, të gjithë pilotët u përballën me vështirësitë e kushteve atmosferike: shiu që filloi në minutat e para të kualifikueseve të dyta rrezikoi të "përziente" klasifikimin. Por, në fund, për nisjen nga vendi i parë, dueluan skuadrat Red Bull dhe BraunGP. Sinjalet e vetme pozitive nga "big"-ët kanë ardhur prej Luis Hemilton dhe Heiki Kovalainen, të cilët u pozicionuan në radhën e tretë, duke e kthyer MekLarenin në vendet që kanë rëndësi dhe nga ku mund të synohet triumfi. Pas Veber u renditën dy makinat e BraunGP me Rubens Barrikelo, që niset përpara liderit të Botërorit 2009, Xhenson Baton. Në vendin e katërt ndodhet Sebastian Fetel: sot pritet që dy konkurrentët për titullin kampion ta nisin duelin që prej kthesës së parë. Skuderia e drejtuar nga Ros Braun zhvilloi një punë mjaft të mirë, duke i dhënë mundësi pilotëve që të kenë makina të shpejta dhe të besueshme.
Në anën tjetër, Ferrari ka kaluar një tjetër ditë të vështirë: Felipe Masa nuk arriti të shkonte më shumë se vendi i tetë, ndërsa Kimi Raikonen regjistroi vetëm kohën e nëntë, nga dhjetë pilotët që garuan në seksionin e tretë të provave. Surpriza e ditës u realizua nga Fors India e Adrian Sutil: vendi i shtatë në vijën e nisjes është një arritje mjaft e rëndësishme për skuadrën modeste. I dhjeti u pozicionua Pike, i cili fitoi duelin brenda skuadrës Reno me Fernando Alonson. Momenti kyç i provave zyrtare ishte fillimi i kualifikueseve të dyta, kur pilotët në pistë përdornin gomat e buta dhe tentuan të përfitonin, por askush nuk arriti të dhuronte surprizën (Masa ka përfunduar edhe jashtë pistës). Por, reshjet nuk zgjatën shumë: në situatën e krijuar përfituan dy makinat BraunGP, që u pozicionuan momentalisht në krye, edhe pse në minutat e fundit Baton rrezikoi të futej mes dhjetë të parëve. Emocionet nuk munguan as në pjesën e tretë të kualifikueseve, aty ku dueli për vendet e para u bë edhe më i ashpër. Skuadrat prisnin kohën e përshtatshme për të arritur në "pole", sepse pista nuk ishte tharë plotësisht. Gjashtë minutat e fundit sollën përmbysje të njëpasnjëshme, deri sa në fund ishte Veber ai që e mbylli me kohën më të shpejtë.
Starti
1. M. Veber 1:32.230
2. R. Barrikelo 1:32.357
3. Xh. Baton 1:32.473
4. S. Fetel 1:32.480
5. L. Hemilton 1:32.616
6. H. Kovalainen 1:33.859
7. A. Sutil 1:34.316
8. F. Masa 1:34.574
9. K. Raikonen 1:34.710
10. N. Pike 1:34.803
Klasifikimi
1. Xh. Baton (BraunGP) 64
2. R. Barrikelo (BraunGP) 41
3. S. Fetel (Red Bull) 39
4. M. Veber (Red Bull) 35.5
5. J. Truli (Tojota) 21.5
6. F. Masa (Ferrari) 16
7. N. Rosberg (Uilliams) 15.5
8. T. Glok (Tojota) 13
9. F. Alonso (Renault) 11
10. K. Raikonen (Ferrari) 10