Man Utd, 25 milionë për Van Persien

Manchester United e ka seriozisht për Robin Van Persien. Sipas Sky Sports, gjiganti britanik ka bërë gati 25 milionë euro, të cilat do t’ia ofrojë Arsenalit, për ta bindur që ta lëshojë sulmuesin holandez.
28 vjeçari ka edhe një vit kontratë me Topçinjtë dhe ka konfirmuar se nuk do ta vazhdojë bashkëpunimin me ekipin e Arsene Wengerit.
Prandaj, largimi i tij është më shumë se i mundshëm gjatë kësaj vere. Përpos ekipit të Sir Alex Fergusonit, interesim për përfaqësuesin holandez kanë shfaqur edhe Juventusi dhe Milani. Van Persie ishte transferuar në Arsenal në vitin 2004 nga Feyenoordi.