Santa Cruz ikën nga City

Roque Santa Cruz po mendon të largohet përfundimisht nga Manchester City këtë verë dhe ka refuzuar që ta kalojë sezonin e tretë si huazim.
Sulmuesi paraguain i ishte bashkuar Cityt në vitin 2009, por kishte zhgënjyer në sezonin e parë dhe më pas ishte huazuar në Blackburn e Betis, në dy sezonet e fundit.
“Unë dëshiroj të luaj, të jem i mirë dhe i suksesshëm. Për mua, është e rëndësishme të shkoj në një ekip ku mund të luaj”, tha për Sky Sports News ish futbollisti i Bayern Munichut, i cili kërkohet nga Queens Park Rangers. Menaxheri i Cityt, Roberto Mancini nuk llogarit në 30 vjeçarin.