E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valencia transferon Gagon

Valencia ka konfirmuar për transferimin e Fernando Gagos nga Real Madridi. 26 vjeçari ka arritur të enjten mbrëma në Valencia, së cilët përfaqësuesi argjentinas i kushtoi 3,5 milionë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi spanjoll përmes uebfaqes së vetë zyrtare. Gago kishte impresionuar në fillim të eksperiencës në Madrid, kur ishte transferuar nga Boca Juniors në janar të vitit 2006 për më shumë se 20 milionë euro, duke e ndihmuar ekipin që ta fitonte titullin në La Liga në vitin 2007 e 2008.

Ai ishte huazuar sezonin e kaluar në Romë, ndërsa tash nuk kishte vend në Madrid, pasi ka konkurrentë si Xabi Alonso, Sami Khedira e Nuri Sahin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›