Falkenberg përfiton nga shitja e Astritit

Astrit Ajdareviç e la Norrkopingun ditë më parë për t’iu bashkuar Standard Lieget në Belgjikë. Sipas medieve suedeze, klubi nga Allsvenskan ka përfituar 1,5 milionë euro.
Nga kjo shitje pritet të përfitojë edhe ekipi i parë i mesfushorit kosovar, Falkenberg. Gjithnjë sipas këtyre medieve, ekipi nga liga e dytë suedeze do t’i përfitojë rreth 70 mijë euro, si ekipi i parë i lojtarit.
“Është e vërtet se do t’i marrim disa para, por nuk e di se sa. FIFA do na lajmërojë pas 30 ditësh rreth shumës”, deklaroi presidenti i Falkenbergut, Lars-Eric Nilsson për Hallands Nyheter. Me paratë që do t’i marrin nga transferimi i Ajdareviçit, drejtuesit e Falkenbergut planifikojnë ta angazhojnë ndonjë futbollist.