Rri në Porto për të hyrë në histori

Sulmuesi i Portos, Hulk nuk dëshiron t’ia dijë për një transferim të mundshëm jashtë Portugalisë. Braziliani, i cili ka kontratë me kampionin portugez edhe pesë vjet, ka klauzolë të shkëputjes së kontratës prej 100 milionë eurosh.
“Dëshiroj të hyj në histori të Portos. Për mua ky është klubi më i mirë që kam luajtur ndonjëherë në karrierë, kështu që jam mjaft i nderuar”, deklaroi Hulk i cili është zgjedhur lojtari më i mirë i vitit në kampionatit portugez. Hulk ishte njëri prej lojtarëve kryesorë që Porto sezonin që shkoi e fitoi titullin e kampionit në vend dhe Europa Leaguen.