Chiellini refuzon Real Madridin

Nga Express më 14 maj 2011 në ora 18:38
Qendërmbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka mohuar spekulimet rreth transferimit të tij në Real Madrid. Ylli i Bianconerëve thuhej se mund të largohet nga klubi drejt kryeqytetit spanjoll gjatë afatit kalimtar të verës, pas një takimi mes presidentit të Realit, Florentino Perez dhe drejtorit të përgjithshëm të Juventusit, Beppe Marrota, të enjten. Mirëpo, Chiellini ka insistuar se dëshiron të mbetet në Juventus. “Nuk di asgjë për spekulimet rreth transferimit. E di vetëm se dua të mbetem në Juventus”, tha Chiellini për Juventus.com.