E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maicon nuk është në shitje

Nga Express më 14 maj 2011 në ora 18:37

Klubi turk Besiktas kërkon mbrojtësin e djathtë të Interit, Maicon, por menaxheri i tij Roberto Calenda ka theksuar se ylli brazilian nuk është në shitje. “Ne nuk jemi në njohuri për asgjë dhe mua nuk më ka ardhur asnjë ofertë”, tha Calenda për Sky Sports 24, i pyetur rreth interesimit të konfirmuar nga Besiktas për Maiconin. Sipas Calendas, klienti i tij nuk është në shitje. “Vazhdimisht kemi kontakte me Interin dhe nëse ka diçka, klubi do të më kishte njoftuar. Për mua Maicon nuk është në shitje”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›