Man Utd mbyll përforcimet

Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 18:00
Drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, David Gill, ka përjashtuar mundësinë e përforcimeve të tjera në klub gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar të verës.
Mundësia e transferimit të mesfushorit të Interit Wesley Sneijder refuzon të mohohet tërësisht por Gill insistoi se menaxheri Sir Alex Ferguson është i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion.
“Mendoj se nuk do të ketë ardhje tjera. Jemi të kënaqur me fondin aktual të futbollistëve. Kemi përcjell futbollistë të ndryshëm por jemi të kënaqur me atë që kemi”, tha Gill për Sky Sports News.