Man Utd pas Van Persiet

Përkundër interesimit të Juventusit e Milanit dhe dëshirës së Arsenalit për ta shitur Robin van Persien larg Premierligës, në Angli qarkullojnë zëra të rëndësishëm sa i përket së ardhmes së sulmuesit holandez.
Sipas tabloidit ‘Mirror’, Manchester United ka bërë hapa përpara për lojtarin, të cilit i skadon kontrata me ‘Topçinjtë’ në qershor të vitit 2013.
Menaxheri Sir Alex Ferguson e ëndërron një dyshe perfekte në sulmin e skuadrës së tij, e cila do të përbëhej nga Rooney-Van Persie. Sidoqoftë, fjalën e fundit do ta thotë menaxheri i ekipit londinez, Arsene Wenger.