E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lewandowski e do Premierligën

Robert Lewandowski dëshiron të luajë në Premierligë. Sulmuesi polak është i gatshëm të largohet nga Borussia Dortmundi, me të cilin e fitoi dy herë Bundesligën, për ta filluar një eksperiencë të re në Angli. Për të thuhet se interesim ka shfaqur gjiganti Manchester United.

“Do më pëlqente të luaj në Angli, shpresoj të shkoj atje sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe pse jam i lumtur këtu në Dortmund, është e drejt imja që të kërkoj diçka më të rëndësishme”, deklaroi polaku për televizionin TVP.

Lewandowski ishte sulmuesi kryesor i Dortmundit sezonin e kaluar, duke realizuar plot 30 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›