Trukimet, FSHF merr në pyetje arbitratvëzhguesit e delegatët
TIRANE- Një Komision i posaçëm hetimor i ngritur nga Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë sot në pyetje 18 zyrtarët që ndoqën nga afër tre ndeshjet e dyshuara të javës së 22-të të Superligës. Kështu, 12 arbitrat, 3 delegatët dhe 3 vëzhguesit që ishin të dërguarit e Federatës në ndeshjet Dinamo-Skënderbeu, Shkumbini-Bylis dhe Flamurtari-Elbasani, kanë dalë përpara Komisionit prej 5 vetash të ngritur posaçarëisht për këtë hetim. Ata janë pyetur nëse kanë parë gjëra të çuditshme apo kanë vënë re detaje që mund t’i bënin të dyshonin se ndeshjet ishin të trukuara.
Thuajse të gjithë arbitrat kanë deklaruar se ata kanë parë atë ç’ka ka parë e gjithë Shqipëria dhe se në fushë ku ata ishin, nuk mund të zbatonin nenin e rregullores që ekziston për trukimet. Pra, nëse ata do të vinin re se futbollistët në fushë nuk vraponin apo jepnin sinjale se nuk po luhej drejt, gjyqtarët mund të ndërprisnin ndeshjet. “Nuk kemi parë gjëra të tilla, në fushë pati dyluftime, por se çfarë mund të kenë vendosur skuadrat mes tyre, nuk na takon ne. Ne përgjigjemi për atë çfarë shohim dhe në fushë dhe nuk mund të themi me bindje apo të kemi prova se ka pasur trukime”, kanë thënë arbitrat. Vëmendja e Komisionit Hetimor, që kryesohet nga kreu i Komisionit të Disiplinës Eno Bushi, si edhe nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Eduard Prodani, ka qenë mbi ndeshjen Dinamo-Skënderbeu, e fituar 3-1 nga skuadra korçare.
Ndërkohë, në pyetje janë marrë edhe vëzhguesit e delegatët, që nuk është se kanë dhënë prova të sakta, të cilat mund t’i bëjnë punë hetimit. Komisioni Hetimor për trukimet në Superligë u ngrit 10 ditë më parë, me synimin për të hetuar tre ndeshjet e përfolura gjerësisht në media si të trukuara si edhe për të parandaluar pazare të tjera.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)