Manaxheri Pagliari:"Rudho më krijoi emocione të mëdha”

Albania-sport - E shtuna e kaluar në Serinë A ishte një nga më të bukurat që shqiptari Xhulian Rrudho, djaloshi 19-vjecar me origjinë shqiptare por me banim prej disa vitesh në Itali me famijen e tij. Ish-lojtari i Ankonës, i transferuar në merkaton e janarit te Kievo Verona debutoi në Serinë A i thirrur për të zëvendësuar Bogdanin. Kënaqësi të madhe edh njëherë tjetër, pas Federico Melchiorri te Siena, pati agjenti i FIFA-s, Silvio Pagliari, tashmë i konfirmuar si një zbulues i madh i talenteve që premtojnë....
Pagliari, si u përgatit debutimi në A me bluzën e Kievos në San Siro për Rrudhon?
- Në janar ai erdhi nga Ankona, kaloi te sektori i të rinjve në Veneto djhe të shtunën debutoi me bluzën e Kiveos me vetëm 19-vjec, dhjetë minuta para përfundimit të takimit kundër Milanit.
Sa lojtarë nga skuderia juaj kanë debutuar tashmë në Serinë A?
- Këtë vit janë dy, Federico Melchiorri, ish-Tolentino që debutoi ë A me bluzën e Sienës, dhe Xhulian Rrudo me atë të Chievo Verona.
Si mendoni se ka luajtur?
- Sigurisht mirë, shprehu një personalitet të bukur dhe dëshmoi një teknikë optimale dhe dhunti të mira karaketeriale.
A ishit i emocionuar duke asistuar në debutimin e një djaloshi në A?
- Unë isha përpara TV, janë gjëra që më ka pëlqyer, edhe ose nuk ishte e para herë që më ndodh. Nga kënaqësitë më të mëdha, që zanati ynë i ka, këto janë ato që më shijojnë më shumë.
Të telefonoi pas ndeshjes?
- Po, më telefonoi. Ishte shumë i kënaqur, e kuptonte shumë mirë se si një 19-vjecar debutonte në A në San Siro dhe gjendej në të njëjtën fushë dy hapa larg Ronaldos kur vetëm pak ditë më parë e kishte parë vetëm nëpër foto. Më tha se kishte dashur të jepte gjithcka që mund të bënte, maksimumin, dhe e bëri. Gjëja e parë që më tha ishte se kishte mbetur shumë i impresionuar nga stadiumi i San Siros.