Murinjo: “S’më vjen keq nëse Abramoviç më shkarkon”

Gert Serani
Trajneri i Celsit, Hoze Murinjo ka dhënë dje sinjalin e parë për një divorc me kampionët e Anglisë. Megjithëse disa ditë më parë deklaroi se do respektonte kontratën me londinezët deri në fund, tani ka ndryshuar totalisht mendje. "Nëse skuadra ka vendosur të më shkarkojë nga detyra e trajnerit, kjo është pjesë e lojës. Nuk më shqetëson fakti që Roman Abramovic më ka vënë në shënjestër. Jam shumë i sigurt që për pak muaj unë do të jem trajner i një klubi tjetër". Ka qenë kjo përgjigjja e teknikut portugez drejtuar manjatit rus, që e kishte cilësuar Murinjon si njeri të paaftë për të blerë lojtarë. Murinjo, i cili është prej kohësh nën mbikqyrjen e presidencës madrilene pranon se kushti i vënë nga Abramovic që qëndrimi në Londër kushtëzohet vetëm nga Champions League nuk e shqetëson aspak. "I vetmi presion që pranoj është ai që i bëj vetes. Presione nga persona të tjerë nuk do t'i pranoja kurrë. Nëse njerëz të ndryshëm shkruajnë gjëra nga më të cuditshmet për mua, kjo gjë nuk më intereson. Edhe sikur presidenca do të më largonte për shkak të rezultateve negative do të isha shumë dakord, pasi kjo është pjesë e lojës. Personalisht jam shumë i lumtur pasi kam një familje, fëmijët e mi janë shumë të shëndetshëm. Gjithashtu ngado që të shkoj kam shumë miq dhe kam për të bërë një jetë normale. Gjatë gjithë karrierës sime kam fituar shumë trofe. Por kjo nuk do të thotë që mund të fitoj cdo moment, cdo vit, cdo javë. Jam i bindur se këtë punë që kam bërë unë te ky klub asnjeri tjetër nuk kishte për ta bërë", tha Murinjo për "The Sun". Marrëdhëniet mes tij dhe Abramovic u ftohën prej muajit janar kur portugezi nuk mundi të afronte në skuadër mjaft lojtarë cilësorë të kërkuar me ngulm nga rusi. Burime pranë Abramovic thanë për SunSport: "Roman është inatosur me Hoze dhe nuk e ka përcaktuar nëse do të jetë apo jo trajner për sezonin tjetër. Roman dëshiron Grant dhe Murinjo duhet ta pranojë këtë". Ndërkaq portugezi i është rikthyer edhe një herë titullit të Premiership duke shtuar se më e vështirë është të fitosh Champions League sesa të arrish Mancester Junajtëd. "Për momentin në Champions League në garë janë 16 ekipe për të fituar, ndërsa në Premiership vetëm dy. Nga ky aspekt duket më e vështirë fitimi i trofeut evropian", përfundoi Murinjo.