E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hanover 96, sfidë Yankov - Lala në Bullgari - Shqipëri

Albania-sport - Altin Lala është një ndër katër lojtarët e Hanover 96 që do të luajnë për kombëtaret e vendeve të tyre në ndeshjet e fundmarsit.
Sfida më e nxehtë brenda familjes së Hanover 96, është ajo në kualifikueset e Grupit G ku do të takohen midis tyre shqiptari Altin Lala dhe bullgari Chavdar Yankov, të cilët do të përballen në takimin Bullgari-Shqipëri, takim që do të luhet në Sofie, më 28 mars 2007. Lala, sipas faqes së Hanoverit, do të luajë edhe në ndeshjen Shqipëri-Slloveni, pasi për të ka mbërritur tashmë dhe ftesa nga FSHF.
Gjithsesi në anagazhimet ndërkombëtare nga Hanover 96 do të jënë edhe Steven Cherundolo und Vahid Hashemian. Cherundolo do të luajë për SHBA në ndeshjen kundër Ekuadorit dhe Guatemalës. Vahid Hashemian do të përballet në sfidën Iran-Katar, një ndeshje miqësore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›