E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF, bileta për të gjithë në Shqipëri-Slloveni

Albania-sport- Federata Shqiptare publikoi cmimet e biletave për ndeshjen ndërkombëtare me Slloveninë, takim që do të luhet në stadiumin "Loro Borici" të Shkodrës, më datë 24 mars 2007, ora 17:00.
Cmimet janë më të larta se ato që u vendosën në ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë (0-1, 7 shkurt 2007), por gjithsesi më të lira se ato që kanë qenë në ndeshjet e zhvilluara në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa". "Cmimi i biletës për tribunat kryesore është 1500 lëkë, për ato përballë 1000 lekë dhe për ato harkore 500 lekë", u shpreh zëdhënësi i FSHF-së, Lysjen Nurishmi për Albania-sport.com.
Ashtu sic dhe ishte paralajmëruar biletat do të shërbejnë edhe për hedhjen e një shorti special për fitimin e një makine tip "Volkswagen".
Në sfidën tepër të rëndësishme si për kombëtaren tonë ashtu edhe për kundërshtarët pritet që përvec tifozëve të shumtë kuqezinj ta ndjekin edhe rreth 100 tifozë sllovenë, të cilët do të jenë të pranishëm më 24 mars në mitikun e Shkodrës.
Formacion slloven do të vijë katër ditë përpara sfidës kundër kuqezinjve në vendin tonë dhe do të akomodohen në hotel "Grand" në Shkodër. Seancat stërvitore Sllovenia do t'i zhvillojë në stadiumin "Loro Borici".
Gjithashtu drejtuesit e Federatës bëjnë të ditur se do të vijnë edhe rreth 20 gazetarë nga Sllovenia, të cilët do të ndjekin dhe pasqyrojnë takimin e përfaqësueses së tyre të futbollit.
Një skuadër gjyqtarësh maltezë, të kryesuar nga Josef Atard do të drejtojnë ndeshjen ndërkombëtare Shqipëri-Slloveni, takim që do të luhet më 24 mars 2007, në stadiumin e qytetit të Shkodrës "Loro Borici
Gjyqtari ishullor do të ndihmohet në sfidën më të rëndësishme të trajnerit të Kombëtares shqiptare, Oto Baric nga Filip Agius (asistent i parë) dhe Ingmar Spiteri (asistent i dytë). Edhe gjyqtari i katërt do të jetë nga Malta: Kristofer Lautier.
Shqipëri-Slloveni është ndeshja e katërt për vendin tonë në Grupin G të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2008, finalet e të cilit do të luhen vitin e ardhshëm në Austri dhe Zvicër.
Shqipëria në tri ndeshjet e para zyrtare ka mundur të grumbullojë vetëm 1 pikë në transfertën e Bjellorusisë (2-2) dhe ka humbur me Rumaninë në Tiranë (0-2) dhe me Holandën në Amsterdam (2-1). Sllovenia ka grumbulluar 3 pikë në tri ndeshje: 1 fitore me Luksemburgun (2-0)dhe dy humbje: me Bullgarinë (3-0) dhe Bjellorusinë (4-2).
Shqipëria humbi më 7 mars po në Shkodër me Maqedoninë (0-1), një miqësore që rezultoi me jo pak probleme për të ardhmen e trajnerit Baric.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›