E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani: “Te Siena pata probleme familjare që më shkatërruan”

Albania-sport - Bomberi i ri i Kievos, Erjon Bogdani, i intervistuar nga Bruno Longhi në mikrofonat radio "Italia" shpjegoi edhe përse zgjodhi Kievon duke refuzuar ofertat e Palermos dhe Torinos.
"E zgjodha Kievon pasi njihja qytetin dhe kisha kujtime të bukura nga Verona, dhe për më tepër që drejtori sportiv i Kievos, Giovanni Sartori më kishte ndjekur prej dy vjetëshj. Për më tepër, -vazhoi Bogdani, - që dhe tifozët më pritën menjëherë ngrohtësisht".
Erjoni shpjegon edhe pse te Kievo arrin të shprehet më mirë se në fillim të sezonit kur ishte në forcë te Siena.
"Te Siena pata probleme familjare që më shkatërruan, tani i zgjidha, jam më i përqendruar dhe rendimenti është përmirësuar".
Në fund edhe një kuriozitet: "Zgjodha numrin 81 të bluzës për shans, pasi me këtë numër të fanellës kam bërë gjithmonë më të mirën dhe këtë shpresoj ta përsëris edhe të Kievo".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›