Mançesteri fiton me “dhunë”, një tjetërgafë e Arsenalit
ANGLI- Me një ç’organizim të plotë dhe me shumë zemër, Mançester Junajtid ka marrë një fitore tepër të vuajtur ndaj Boltonit, në javën e 30-të të Premier Ligës. “Djajtë e Kuq” kanë arritur të fitojnë 1-0 dhe duke përfituar nga hapi fals i Arsenalit, tashmë janë shkëputur me pesë pikë në krye të renditjes. “Topçinjtë” nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Uest Bromuiç Albion, madje duke rrezikuar edhe humbjen. Skuadra e Venger ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur dhe diferenca mund të shkojë në 2 pikë, por edhe këtë herë Arsenali ka treguar se nuk di të përfitojë në ndeshjet ndaj skuadrave të vogla.
Mançesteri
Në “Old Traford”, Mançester Junajtid ka fituar 1-0 ndaj Bolton, falë një goli të Dimitar Berbatov dy minuta para fundit. Pas dy humbjesh radhazi, “Djajtë e Kuq” janë rikthyer të fitorja, megjithëse kanë vuajtur tmerrësisht shumë për ta bërë këtë. Hernandez, heroi i Champions League, këtë herë vetëm i ka shkuar afër golit, ndërkohë që as Runi, Nani, Gigs e Valencia nuk kanë bërë më mirë. Mbrojtja e “Trotters” i ka rezistuar gjatë presionit kundërshtar, por është fakt se Mançesteri ka humbur shumë raste të pastra. Gjërat u komplikuan më shumë në pjesën e dytë, kur Xhoni Evans doli me karton të kuq për një ndërhyrje me takë ndaj Holden. Tejlor humbi një shans të artë për Boltonin, duke gabuar një gol të bërë, ndërsa më pas nisi “shoë” i Runit dhe Luis Nanit. Portugezi lëshoi një silur dy minuta para fundit dhe Jaskelainen nuk mundi ta mbajë dot topin. Berbatov përfitoi, duke shënuar golin e fitores.
Arsenali
Arsenali nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Uest Bromuiç Albion, në një ndeshje ku “Topçinjtë” rrezikuan humbjen. Vendasit kaluan në avantazh pas 3 minutash me anë të Reid, që realizoi me kokë në portën e londinezëve. Dyfishimi i rezultatit vjen në minutën e 58-të, pas një keqkuptimi mes Skilaçit dhe Almunias, që ka favorizuar Odemuingi. Arshavin rihapi ndeshjen në minutën e 71-të me një goditje perlë, ndërsa 7 minuta më pas, Van Persi barazoi, pas një sponde me kokë të Bendtner.
Ndeshjet
Në takimet e tjera të luajtura sot, spikat barazimi pa gola i Totenhemit në fushën e vet përballë Uest Hem. Një rezultat që i lë Spërsat dy pikë pas Çelsit. Zhermen Defo ishte heroi negativ i kësaj sfide, duke humbur disa mundësi të mira. Ndërkohë, Ulves fitoi 1-0 në fushën e Aston Vilës, falë një goli të Jarvis. Fiton edhe Uigan, që mundi 2-1 Birmingamin, me një gol të Figueroas në çastet finale të ndeshjes.
PREMIER LIGA
Totenhem-Uest H. 0-0
A.Vila-Ulves 0-1
ËBA-Arsenal 2-2
Man.UTD-Bolton 1-0
Blekbërn-Blekpul 2-2
Stouk-Njukasëll 4-0
Uigan-Birmingam 2-1
Everton-Fulham 2-1
Të dielën
Çelsi-Man.Siti
Sandërlend-Liverpul
RENDITJA
Mançester 63
Arsenal 58
Man.Siti 53
Çelsi 51
Totenhem 49
Liverpul 42
Bolton 40
Sandërlend 38
Everton 37
Stouk 37
Njukasëll 36
Fulham 35
Blekbërn 33
A.Vila 33
Blekpul 33
Uest Brom 33
Uest Hem 32
Ulves 32
Birmingam 31
Uigan 30
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)