E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikani Carlos Slim, njeriu më i pasur në botë

Një anketë e re thotë se Carlos Slim, manjati i telekomunikacioneve në Meksikë, është njeriu më i pasur i botës.

Agjencia e lajmeve për biznesin Bloomberg tha të hënën se lista e saj e re për 20 individët më të pasur të botës tregon se 72 vjeçari Slim ka një pasuri prej më shumë se 68 miliard dollarë.

Carlos Slim kontrollon kompaninë America Movil të Meksikës, një prej kompanive më të mëdha të botës të telefonisë celulare. Ai lë pas në renditje Bill Gates, themeluesin e Microsoft dhe tetëdhjetëvjeçarin Warren Buffet, që drejton kompaninë Berkshire Hathaway. Gates ka një pasuri prej më shumë se 62 miliard dollarë dhe zoti Buffet ka afro 44 miliard dollarë.

Ndërkohë suedezi Ingvar Kamprad që kontrollon Grupin Ikea dhe Bernard Arnault me LVMH me qendër në Paris, kanë një pasuri prej 42 miliard dollarë secili. Lista e njerëzve më të pasur përfshin pesë nga Evropa, tre nga Azia dy nga Amerika Latine dhe një kanadez.

(ar.si/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›