Mançini bëhet qesharak: Siti nuk ka futbollistë
Serxhio Aguero, 38 milionë stërlina; Samir Nasri 25 milionë; tefan Saviç 9 milionë dhe Gael Klishi 7 milionë, bashkë me Ouen Hargrivs të ardhur me parametra zero.
Në total, 79 milionë stërlina të shpenzuara për blerje që do të bënin të lumtur çdo trajner të botës. Përveç Roberto Mançinit, që dje është ankuar se nuk ka mjaftueshëm futbollistë, sidomos në mesfushë, pavarësisht se Siti paguan rroga për 29 lojtarë, 9 prej të cilëve janë mesfushorë të një kalibri shumë të lartë. Por jo vetëm.
Në tre vitet e fundit, sheikët arabë të Sitit kanë shpenzuar diçka te 300 milionë stërlina apo 345 milionë euro vetëm për merkato.
Sipas Times, “ata nuk kanë blerë të drejtën të gjejnë justifikime për barazimin me Fulhamin”, ndërkohë që Roberto Mançini, konsiderohet një “djalosh i mjerë që është bërë i pasur”. Italiani ka shpjeguar se nuk ka fituar ndaj Fulhamit, sepse nuk ka futbollistë. “Në këto momente nuk kam lojtarë, - tha Mançini, duke çuditur të gjitha mediat angleze. – Mund të ndërroj vetëm qendërmbrojtësit dhe sulmuesit, ndërsa në mesfushë kam vetëm dy lojtarë, pasi Xhejms Milner dhe De Jong janë të dëmtuar”.
Në të vërtetë, këta të dy janë mungesat e vetme të Sitit, pasi pjesa tjetër është një formacion i mbushur me yje të superpaguar.
(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)