E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, Inzagi kthehet dhe shënon 6 gola në stërvitje

Pas humbjes me Napolin, Milani i është rikthyer dje stërvitjes dhe ai që i ka befasuar të gjithë ka qenë Pipo Inzagi.

Sulmuesi veteran ka shënuar 6 gola në ndeshjen e kontrollit të zhvilluar në Milanelo. Pak nga pak, Super Pipo është duke e marrë veten nga dëmtimi i rëndë që pësoi sezonin e shkuar.

Inzagi është stërvitur me grupin gjatë gjithë seancës stërvitore, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe francezi Filip Mekses.

Mbrojtësi është në fazën finale të rikuperimit nga dëmtimi i rëndë i pësuar në gju dhe ashtu si Inzagi, pritet të jetë i gatshëm për Masimiliano Alegrin në ditët e ardhshme.

(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›