E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester-Arsenal, vendoset finalja

 

Arsen Venger premton se Arsenali do të bëjë një paraqitje të magjishme në “Emirates Stadium” mbrëmjen e sotme, teksa do të përpiqet të përmbysë disavantazhin 1-0 të një jave më parë të fiksuar në “Old Treford”. Në fakt, shumë prej lojtarëve të tij kryesorë mbetën në hije në sfidën e së mërkurës së kaluar dhe meritën më të madhe e zuri portieri Manuel Almunia, i cili me pritjet e tij, shmangu gola të sigurt të “djajve të kuq”. Fati i takimit u vendos në sajë të një goli të shënuar nga Xhon O’Shi. Në sfidën e stome, “topçinjve” u rikthehet golashënuesi më i mirë i sezonit, Robin van Persi dhe shpresat për shënim të golit janë më të mëdha për Arsen Vengerin. “Të gjithë janë të vendosur dhe të bindur për fitoren e kësaj ndeshjeje”, deklaroi Venger, skuadra e të cilit arriti në finalen e këtij kompeticioni edhe në sezonin e 2005/06. Ndërkaq, trajneri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, është i bindur që skuadra e tij do të kalojë në finalen e Ligës së Kampioneve, si dhe këshillon Çelsin sesi të eliminojnë gjigantët e Barcelonës. “Nuk dua të mendoj se cilët futbollistët do të zgjedh si titullarë në ndeshjen e ‘Emirates’, - thotë Ferguson. – Për mua do të ketë rëndësi kalimi në finale. Detyra e cilitdo lojtari është që të japë më të mirën e tij në atë takim”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›