E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: Po shtohen rastet në Meksikë dhe SHBA

 

Në Meksikë janë konfirmuar deri tani si të prekur nga gripi i derrave 590 raste, prej të cilëve 25 persona kanë humbur jetën. Ritmi i rritjes së rasteve në Meksikë ka ardhur si procedim i mostrave, të cilat janë marrë më parë dhe nuk janë ekzaminuar.  Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga sa raportohet janë konfirmuar 226 raste dhe 1 vdekje. “Në Meksikë ka një qarkullim komunitar aktiv, kurse në SHBA vihet re përhapje në shumë shtete, si dhe qarkullim midis grupeve të ndryshme të komuniteteve sidomos në shtetin e Nju Jorkut, ndërsa në vendet e tjera në rastet më të mëdha janë raste të importuara nga Meksika”, sqarojnë specialistët. Në Kanada janë konfirmuar 86 raste, por ka raste dhe në Kolumbi, Kosta Rika dhe Salvador. Përhapje ka dhe në vende të Amerikës Latine, me raste kryesisht të importuara nga Meksika.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›