E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti Evropian: Lironi pa kushte gazetaren Saberi

 

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Iranit të lirojë pa vendosur asnjë kusht gazetaren iraniano-amerikane, Roxana Saberi, të dënuar nga një gjykatë në Iran me tetë vite heqje lirie nën akuza spiunazhi. Deklarata erdhi nga kryetari i Parlamentit Evropian, i cili tha se Asambleja ka bërë thirrje për lirimin “e menjëhershëm dhe pa kushte” të gazetares së burgosur amerikano-iraniane. Hans-Gert Poettering, tha se Parlamenti Evropian është thellësisht i shqetësuar nga çështja e Saberit dhe shtoi se rasti e tregon gjendjen dramatike të së drejtave të njeriut në Iran. Saberi u dënua pas akuzave se ka spiunuar për Shtetet e Bashkuara informacione të mbledhura në Iran, duke u maskuar si gazetare. Dje grupi i mediave, “Reporterët pa Kufij” tha se 32-vjeçarja Saberi, e cila tashmë dy javë është në grevë urie, është dërguar të premten në klinikën e burgut Evin në Teheran.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›