Merkel takon Sarkozine për krizën
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur ne mëngjes ne Paris për te zhvilluar një takim me presidentin Nicolas Sarkozy. Ne qendër te diskutimeve do te jete kriza financiare ne Eurozone. Vendimi i se martës pritet te qetësojë tregjet financiare si dhe te binde investitorët e huaj se eurozona dhe monedha euro është solide. Analistet e kane quajtur një detyre te vështirë arritjen e një marrëveshjeje te përbashkët pasi si Franca ashtu edhe Gjermania nuk kane ne dispozicion mjetet e duhura për rimëkëmbjen financiare, duke nisur qe nga eurobonot. Për Sarkozy vendimi do te jete një nga me te rëndësishmit, ne përfundim edhe te mandatit te tij presidencial. Sa i përket përpjekjeve te Merkel për te rivendosur stabilitetin ekonomik ne Evrope, kjo është thjesht detyra e radhës pasi kancelarja gjermane ndodhet ende larg nga zgjedhjet politike dhe Gjermania do te jete këtë vit një nga te paktat vende ne Evrope qe do te shënojë rritje te konsiderueshme ekonomike.