E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganat, ne qendër te bisedimeve

Mediat ne Prishtinë shkruajnë se krerët e te dy delegacioneve, Edita Tahiri dhe Borko Stefanovic, kane qene ne konsultime te vazhdueshme edhe ne kohen kur veriu i Kosovës ishte përfshirë nga trazirat, dhe kjo nëpërmjet ndërmjetësit te BE, Robert Coper. Negociatori serb javët e fundit ka qëndruar me shume ne veri te Kosovës për te menaxhuar situatën ndërsa zv/kryeministrja kosovare Edita Tahiri ka qene me pak aktive, se paku lidhur me çështjen e kufirit ne veri te vendit. Te dyja palët do te diskutojnë gjate për funksionimin e pikave doganore, kjo sepse marrëveshja mes qeverise se Kosovës, KFOR dhe palës serbe, është e përkohshme. Ndërkohë, palët kane kërkuar një rol me te madh te Brukselit zyrtar ne bisedimet e shtatorit e si një pikënisje e mire për këtë gjë pritet te jete vizita e kancelares gjermane Angela Merkel ne Beograd. Trupat e KFOR nga ana tjetër vijojnë te qëndrojnë ne pikat doganore, Jarinje dhe Bernjak, duke ushtruar dhe kontrollin e mallrave dhe te njerëzve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›