Kameron: Dhuna, kambane alarmi
Njerëzit, ashtu siç panë fytyrat e krimineleve duke u arrestuar, ashtu duhet te përballen edhe me problemet e tyre dhe ti zgjidhin, por jo nëpërmjet dhunës.” Deklarata e radhës e kryeministrit nuk ishte me tonin qe Kameron ka reaguar përgjatë kësaj jave, por ishte një thirrje qe ai i bënte popullit te tij, e kryesisht te rinjve. Kameron theksoi gjithashtu se pas masave me te fundit për te forcuar sigurinë ne rrugët e Anglisë e me gjere, do te duhet qe nga shtatori qeveria te hartoje masa e plane te reja për sektorët e arsimimit dhe shërbimeve sociale. Por ky hap qe do te ndërmarrë Kameron nuk është shume i bindshëm për liderin e laburisteve, Ed Miliband, sipas te cilit me pare duhen kuptuar shkaqet e dhunës se ushtruar nga te rinjtë e me pas te veprohet. Për qeverinë britanike, aksioni për te prangosur te rinjtë qe për 5 dite vodhën, grabiten e plaçkiten gjithçka u doli para, është prioritet kombëtar.