Mançester Junaitedi fiton derbin me Sitin 1-0
Mançester - Kampionët e Mançesterit dalin fitues në derbin e tyre me skuadrën e Sitit. Rezultatin e përballjes së rëndësishme do ta firmoste Runi me një gol në minutën e 42’ të takimit. Runi do të festonte golin e tij të 100-të me Mançesterin në derbin e 150-të midis këtyre dy ekipeve.
Skuadrat ishin të vendosura për të arritur një rezultat pozitiv në këtë përballje, gjë që u vu re edhe në lojën që ato zhvilluan. Bien në sy përjashtimi i Kristiano Ronaldos në minutën e 68’ pas dy kartonave të verdhë. Ronaldo është kandidatura kryesore për fitimin e “Topit të Artë” për këtë vit.
Megjithatë, në fund të takimit fitorja do t’i buzëqeshte skuadrës së “bashkuar’, e cila i afrohet Çelsit, ndoshta edhe Liverpulit, në renditje. Kampionët kanë 28 pikë, 5 më pak se Çelsi dhe Liverpuli, ky i fundit me një ndeshje më pak. Skuadra tjetër e qytetit ka 17 pikë, duke u pozicionuar kështu në vendin e 14-të.