Mançester Junaitid bën detyrën
Mançester Junaitid mposhti 1-0 Arsenalin në “Old Traford” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, falë një goli të Xhon O’Shi në minutën e 16-të. “Djajtë e kuq” goditën edhe shtyllën me anë të Kristiano Ronaldos (68’), ndërkohë që iu anulua një gol Rajan Gigsit (78’). Takimi i kthimit do të luhet në “Emirates”, më 5 maj 2009.
30 Prill 2009