“Arkeologjia jashtë loje, reforma shkencore na ktheu në lypës”
INTERVISTË/ FLET ARKEOLOGU SKËNDER MUÇAJ
Petrika GROSI
Gjendja kritike e shkaktuar nga mungesa e buxhetit për specialistët shqiptarë të Institutit të Arkeologjisë vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Pasojat direkte të mungesës së këtij buxheti dhe të moskalimit të tij në kohë për t’u shfrytëzuar në destinacionet përkatëse nuk janë për t’u anashkaluar. Mjaft të përmendim këtu faktin se këtë sezon nuk patëm asnjë botim shkencor, apo tjetrën; arkeologët kanë paguar puntorët e ekspeditave kërkimore shkencore me paratë e xhepit...
Ekspeditat e caktuara për këtë sezon janë mëse 20 të tilla vetëm për Antikitetin e Vonë dhe Mesjetën. Kemi kontrata bashkëpunimi të firmosura me Italinë, Francën, Anglinë, Izraelin etj. Para të gjitha institucioneve të këtyre shteteve ne po shfaqemi si lypës, gjë që nuk ndodhte as në vitet ’90. Për të gjitha këto flet në një intervistë të dhënë dje, ekskluzivisht për gazetën “Albania”, arkeologu Skënder Muçaj. Problemet në fjalë nuk do të ekzistonin nëse Albanologjia do të ishte vërtet ndër prioritetet e qeverisë, sikundër dëgjojmë të deklarohet shpesh. Probleme të tilla do të qenë inekzistente edhe nëse reforma shkencore do të kryhej me seriozitet. Është për të ardhur keq që as në sistemin që quhej i mefshtë dhe në kolaps të Akademisë së Shkencave, para se kjo e fundit të shkrihej dhe të reformohej, nuk kishim të bënim me kësisoj ngërçesh. Për këtë problem gazeta e ka ngritur disa herë zërin, duke denoncuar situatën dhe duke i rënë kambanave të alarmit. Gjithçka në vesh të shurdhër! Edhe sa kohë do të zgjasë e gjitha kjo? Po pasojat për dëmet dhe humbjet shkencore kush vallë do t’i marrë përsipër? Ndoshta ministri i Arsimit, ministri i Financave, zv. Kryeministri, Kryeministri, këshilltarët e tyre, apo kush tjetër?!
Z. Muçaj, deri vonë Arkeologjia ka pasur probleme me fondet e ekspeditave dhe punës shkencore. Si paraqitet tashmë situata?
Gjendja është e ngrirë njësoj siç ka qenë. Tashmë po dalim nga muaji prill dhe vetëm një pjesë e jona ka nisur ekspeditat, ndërkohë që presim të dalin fondet. Nuk mund t’iu jap një përgjigje se si do të vazhdojë puna me arkeologjinë. Jemi në vazhdën e vitit të kaluar, kur pagat e puntorëve dolën më 24 dhjetor dhe jo të gjitha bankat i kaluan. Ata puntorë që nuk i morën dot pagat për vitin e kaluar, ne, arkeologët që i kishim marrë në punë, u detyruam t’i paguanim vetë. Në 2008-n nuk na janë paguar as dieta dhe as shpenzime të tjera të nevojshme për punën tonë. Për këtë vit nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Megjithëse na premtuan që do të na i realizonin kërkesat tona, të cilat ua nisëm me detaje, ende asgjë nuk ka ndodhur.
Cilat janë ekspediat që do të bëni këtë vit?
Ekspedita e parë nis në 3 maj deri më 3 qershor. Ajo është në bashkëpunim me shtetin e Francës. Sipas marrëveshjes francezët marrin përsipër një pjesë të shpenzimeve dhe ne pjesën tjetër. Edhe ata e kanë buxhetin e specifikuar, ndaj u detyruan vjet që të prishnin fondin e botimeve dhe të mos kishim asnjë botim shkencor për Bylisin. Një vazhdim vijojnë dhe ekspeditat e tjera. Janë rreth 20 ekspedita që mendojmë të zhvillojmë këtë sezon. Një model i ri që po futet për herë të parë në vendin tonë është ai i Cakranit të Fierit; pushteti lokal financon me 500 mijë lekë një ekspeditë arkeologjike. Nëse do të fillojë ndërtimi i rrugës Levan – Tepelenë, Komuna e Cakranit merr përparësi. Jemi në tratativa edhe me Ministrinë e Kulturës për të bërë hartën arkeologjike të gjithë Shqipërisë.
Thatë rreth 20 ekspedita. A është miratuar fondi për ndonjërën prej tyre?
Deri tani te ne ka ardhur vetëm buxheti për pagat dhe shpenzimet administrative. Nuk ka asnjë buxhet për shkencën, ndërkohë që ne jemi institucioni më i lartë shkencor.
Do të sakrifikoni edhe këtë vit, duke i paguar puntorët nga xhepi juaj apo do të anulohen ekspeditat?
Këtu ka një problem tjetër; kur firmos një marrëveshje me një shtet tjetër, nëse ti e prish kontratën ka pasoja diplomatike dhe financiare. Ne nuk kemi fonde tani për të punuar, jo më të paguajmë sanksionet. Nëse do të vazhdojë kështu bashkëpuntorët tanë do të largohen të gjithë dhe nuk do të kthehen më.
Cilat janë disa nga këto shtete, me të cilat kemi marrëveshje?
Marrëveshjet i kemi me Francën për Apolloninë, Bylisin, Korçën, Komanin dhe Lezhën Mesjetare. Pastaj janë disa projekte të tjera si Butrinti, që mbulohet tërësisht nga anglezët. Kemi tre ekspedita që mbulohen nga italianët; Amfiteatri i Durrësit, Fenikja dhe Sofratika në Gjirokastër. Gjermanët mbulojnë një ekspeditë në Lezhë, kurse në Sarandë, me shumë mundësi izraelitët do të mbulojnë një tjetër projekt siç bënë vitin e kaluar. Të gjitha këto por edhe të tjera, janë marrëveshje mes shteteve dhe ne na ka rënë përtokë serioziteti e reputacioni ynë. Tashmë jemi katandisur në rolin e lypësit. Nëse nuk ke buxhet humb edhe partnerët.
Për çfarë shume bëhet fjalë, nëse do të llogarisnim me përafërsi?
Për të gjitha këto 20 ekspedita, duhen rreth 10 milionë lekë.
Një pjesë e rëndësishme e punës suaj janë dhe botimet shkencore. Si paraqitet situata në këtë drejtim?
Me botimet siç ndodhi vitin e kaluar që nuk bëmë asnjë të tillë ka për të ndodhur sërish. Deri tani nuk kemi asgjë të re nga ristrukturimi i Albanologjisë. Ky numër i vogël specialistësh mund të ishte shumë më efektiv duke u marrë me shumë punë, por duke u penguar me buxhetin ne jemi jashtë loje.
30 Prill 2009