E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribery i ‘vjetër’

Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 16:30

Mesfushori i Bayern Munichut Franck Ribery beson se është kthyer në formën e tij më të mirë pas tejkalimit të problemeve me lëndime në sezonet e fundit.

Reprezentuesi francez shënoi dy gola në fitoren 7-0 ndaj Freiburgut në Bundesligë të shtunën duke ngritur në tre kuotën e shënimeve nga pesë ndeshje.

“Jam sërish ai Ribery i vjetër. Ndihem mirë këtë sezon si dhe me trajnerin Jupp Heynckess. Nuk kam pasur këtë ndjenjë për tashmë dy vite. Isha i lodhur dhe nuk kënaqesha me veten. Tani gjërat janë më mirë”, tha Ribery për PA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›