E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini lavdëron Silvën

Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 15:45

Menaxheri i Manchester Cityt Roberto Mancini beson se David Silva është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.

Strategu italian befasohet që Barcelona dhe Real Madridi injoruan kualitetet e mesfushorit të cilin ai e transferoi nga Valencia.

“Silva është futbollist kulmor. Nuk e di pse ai nuk shkoi te Barcelona ose Real Madridi. Ne jemi me fat që ai është këtu. Ai është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, dallon nga Messi dhe Ronaldo sepse ata janë sulmues por ai është më tepër si Xavi dhe Iniesta”, tha Mancini për Sky Sport News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›