Tenton t’i japë fund jetës me fostoksinë 33-vjeçarja
05/02/2009 Rëndë në spital
BERAT- Përfundon në spital pas konsumimit të një sasie fostoksine, ndërsa ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ditën e djeshme rreth orës 18:00 të mbrëmjes ka mbërritur në gjendje të rëndë shëndetësore, pas konsumimit të një sasie të konsiderueshme helmi, fostoksine. Kanë qenë familjarët, të cilët e kanë shoqëruar menjëherë për në spitalin e qytetit, pasi e reja ndodhej në gjendje kritike për jetën. Bluzat e bardha thanë se nga konstatimet e para vumë re se B. G. ishte vetëhelmuar, pas konsumimit të shumtë të sasisë të helmit vdekjeprurës që kishte pirë dhe ndodhet në mjekimin intensiv nga mjekët. Pas ndihmës mjekësore në spital nga shërbimet mjekësore u konstatua, se 33-vjeçarja Guri në kushtet e depresionit ka pirë lëndë helmuese, fostoksinë, dhe gjendja e saj është e paqëndrueshme. Nga deklarimet e para të grupit hetimore mësohet se e reja ka tentuar t’i japë fund jetës në kushte të depresionit që ka pasur për momentin. Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve të vetëhelmuarve me fostoksinë në këtë qytet.