E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti kërkon Kolo Toure

Objektivi për të ndërtuar një skuadër, e cila të jetë e aftë të synojë titullin kampion të Anglisë, është gjithmonë në kokën e pronarëve të rinj të klubit të Mançester Sitit. Për këtë arsye, drejtuesit e bardhekaltërve anglezë po përgatisin një ofensivë për të marrë mbrojtësin qendror të skuadrës së Arsenalit, afrikanin Kolo Toure: sikurse kanë bërë të ditur burime të besueshme, oferta për të blerë futbollistin është e gatshme dhe ajo mendohet të jetë te rreth 10 milionë sterlina.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›