Pezullohet sërish kampionati uruguaian
Federata Uruguaiane e Futbollit vendosi që ndeshjet e fundit të "Aperturas" të pezullohen, për shkak të dhunës së vazhdueshme në stadiume. AUF-ja e kishte bërë të ditur këtë që të premten, por për shkak të kundërshtimeve të shumta, ata bënë "marsh prapa" dhe pranuan që takimet të luheshin normalisht. Gjithsesi, pas ndërhyrjes së Ministrisë së Brendshme, u vendos që sezoni të rifillojë në vitin 2009. Më nëntor të 2008-ës, kampionati u ndërpre për afro një muaj, prej përleshjeve të dhunshme të tifozëve.