E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester e Arsenal s’i mbyllin llogaritë

 

Një gol për pjesë për të dyja skuadrat. Është ky skenari i çerekfinales së parë të zhvilluar në stadiumin “El Madrigal” ndërmjet Vilarealit dhe Arsenalit. Në përfundim të 90 minutave, të dyja skuadrat janë të kënaqura nga barazimi 1-1, ndonëse ky rezultat i barabartë dhe mbi të gjitha me një gol në fushën kundërshtare kënaq formacionin anglez të drejtuar nga Arsen Venger. Markos Sena, mesfushori i skuadrës së Vilarealit, me një goditje shumë të fortë nga 25 metra kalon në avantazh spanjollët në minutën e 10, rezultat me të cilin do të mbyllej edhe pjesa e parë. Nëse 45 minutat e para i përkisnin vendasit, edhe si rrjedhojë e euforisë që u dhuroi goli i avantazhit, pjesa e dytë ka folur më shumë për djemtë e Arsen Vengerit. Arsenali e përqendron lojën e tij tek krijimtaria e Fabregasit dhe shpejtësia nga krahët e Uollkotit dhe Nasris, por ai që do të barazojë shifrat do të jetë i përhershmi, Emanuel Adebajor. Sulmuesi togolez, stopon bukur në zonë dhe me një gjysmëroveshate dërgon në rrjetë topin që do t’i japë barazimin “topçinjve” në këtë sfidë delikate. Në “Old Trafford” Mançester nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 me Porton. Portugezët kaluan të parët në avantazh, por anglezët përmbysën gjithçka duke shënuar dy herë. Në minutat e fundit portugezët barazuan.      

Rezultatet

Dje
Mançester U.- Porto    2-2
15’ Runi, 85’ Tevez/
4’ Rodriguez, 89’ Gonzalez
Vilareal-Arsenal    1-1
10’ Senna, 66’ Adebajor

Sot
Barcelona - Bajern M.
Liverpul - Çelsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›