E Diel, 1 Nëntor 2026

Mançesteri Junajtid nxjerr jashtë Evropës favoritët e Interit

 

Mançester Junaitid eliminoi një nga favoritët më të mëdhenj për të fituar Ligën e Kampioneve, duke mposhtur 2-0 në “Old Traford” Interin e Hoze Murinjos. Zikaltërit mbesin kështu edhe për në vit tjetër jashtë Europës. Barcelona i mbylli llogaritë shpejt e shpejt me Lionin (5-2). Rajan Gigs ekzekutoi një goditje këndi nga e djathta, duke e hedhur topin në zonën e rreptësisë, dhe aty i lirë mbrojtësi i Mançesterit, Nemanja Vidiç (4’), goditi fuqishëm me kokë nga një distancë prej dhjetë metrash, duke bërë të pavlefshme përpjekjen e portierit të Interit, Hulio Sezar. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për “Djajtë”, që arritën të shënonin golin e dytë, pa kaluar ende katër minuta lojë të fraksionit të dytë. Dhe kësaj radhe ishte Kristiano Ronaldo. Runi krosoi në zonë, portugezi i shpëtoi mbulimit të Samuelit, duke realizuar edhe golin e nokautit për Interin. Në “Kamp Nou”, Tieri Henri realizoi një gol pa shumë mundime në minutën e 25-të pas një pasi të zgjuar nga Markez. Dy minuta më pas, francezi i Barcelonës dyfishoi shifrat pas topit të dhënë nga Ksavi. “Uragani” katalanas vazhdoi me Mesin (40’), i cili realizoi një gol ëndrrash pas një pasimi të Etosë. Pas tri minutash ishte vetë kamerunasi, që i shërbyer nga Henri realizoi golin e katërt për Barcelonën në të 43’. Pa kaluar as 60 sekonda, Makun shndërroi në gol harkimin e Zhuninjos. Në fillimin e pjesës së dytë, në të 48’ ishte braziliani i Lionit, Zhuninjo Pernambukano, ai që shkurtoi shifrat në 4-2 pas veprimit të bukur të Delgados. Në fundin e takimit zëvendësuesi Keita shënoi golin e pestë për Barcelonën. Arsenali u kualifikua pas gjuajtjeve nga pika e bardhë e penalltisë në Romë, teksa 120 minutat ishin mbyllur me fitoren e vendasve 1-0.

Rezultatet

Roma - Arsenal 1–0 (0-1)
9’ Huan
(6-7 me penallti)

Barcelona – Lion 5–2 (1-1)   
25’, 27’ Henri, 40’ Mesi, 43’ Eto, 90’ Keita/ 44’ Makoun, 48’ Juninho

Porto-Atletiko M. 0 - 0 (2-2)

Mançester U. - Inter 2-0 (0-0)
4’ Vidiç, 49’ Ronaldo

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›