Teheran, nisi samiti ekonomik i rajonit
Në kryeqytetin e Iranit u hap samiti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik, që do të diskutojë krizën financiare globale. Në fjalimin e hapjes, presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore për krijimin e një rendi ekonomik “të padrejtë”, i cili sipas tij, ka nxitur krizën financiare globale. Grupi ekonomik i Lindjes u formua në vitin 1985 nga Irani, Pakistani, Azerbajxhani, Taxhikistani, Turkmenistani, Kazakistani, Kirgikistani dhe më vonë edhe Uzbekistani.