E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu i rikthehet fitores kundër Teutës

KORCE- Skënderbeu ka marrë 3 pikët e para për vitin 2010, duke mundur 3-0 Teutën në ndeshjen e luajtur dje në Korçë. E përforcuar me disa futbollistë në merkaton e dimrit, skuadra korçare ka marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme në luftën për mbijetesë, duke shkuar tashmë në 18 pikë. Klevis Roshi, blerja e re e bërë nga Kastriotit, ka qenë futbollisti deciziv në këtë sfidë, duke realizuar dy gola në minutat 51’ dhe 66’. Llogaritë janë mbyllur nga Guerrib në minutën e dytë shtesë, duke vulosur këtë fitore. Në krahun tjetër, durrsakët kanë bërë rezistencë vetëm në minutat e para dhe më pas kanë lëshuar shumë. Të dielën Skënderbeu do të presë sërish në fushën e vet skuadrën e Shkumbinit, në një tjetër ndeshje të prapambetur.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›