Masimo Morati: Interi im, i fortë si Reali i Madridit
Interi i Moratit, Murinjos e (ndoshta) i Ibrahimoviç vlen sa Reali i Madridit. Presidenti i zikaltërve është i bindur për forcën e skuadrës së tij dhe në një intervistë të dhënë për "Gazzetta dello Sport" ka folur rreth planeve për sezonin e ardhshëm. Objektivi i deklaruar është fitimi i Ligës së Kampioneve dhe konkurrenca me dy superfuqitë spanjolle, Barcelona (kampione e Evropës) dhe Realin e ri të Kakasë dhe Kristiano Ronaldos. "Kam shumë besim te skuadra ime dhe te vlerat e Murinjos", deklaroi njëshi i Interit. "Po punojmë për të arritur në finalen e Champions-it, për të qëndruar mes më të mirëve. Barça do të niset si favorite gjatë edicionit të ardhshëm, e më pas është Reali, një skuadër me emra shumë të mëdhenj". Pavarësisht vlerësimit për kundërshtarët, Morati nuk tregon shenja frike: "Nëse flasim për planin teknik dhe jo në atë financiar, po përforcohemi për të qenë të ngjashëm me Realin. Mendoj se në fund të merkatos, Interi do të jetë po aq i fortë sa edhe madrilenët".
Ai foli më konkretisht për merkaton, duke konfirmuar se ende nuk ekziston asnjë ofertë konkrete për Ibrahimoviç, ndërsa synohet blerja e dy portugezëve të Çelsit, Deko dhe Rikardo Karvajo. Morati siguroi tifozët se Maikon nuk do të largohet. Gjithsesi, problemi më i madh te kampionët e Italisë është Zlatan Ibrahimoviç, për të cilin interesohen Barcelona dhe Reali. "Kam lexuar nëpër gazeta rreth mundësisë së shkëmbimit të Ibrës me Eto‘o, por në takimin tim me Laportën kjo temë nuk është prekur", tha patroni zikaltër. "Ai më pyeti nëse suedezi ka personalitet të keq, ashtu si i kanë thënë. Dhe nëse zihet me shokët e skuadrës dhe tifozët. Në anën tjetër, ai më tha se Eto‘o është një sulmues shumë i mirë, por ka karakter të çuditshëm. Barça nuk kërkon ta shesë me çdo kusht dhe e njëjta gjë vlen edhe për Interin me Zlatan. Për momentin nuk ka ardhur asnjë ofertë dhe shpresojmë që lojtari të mos largohet", saktësoi Morati. Interi duket fare pranë blerjes së Rikardo Karvajos dhe Dekos, ndërsa Maikon ndjen se klubi e ka neglizhuar dhe sipas spekulimeve është në listën e dëshirave të Realit të Madridit. "Trajneri ka kërkuar afrimin e Dekos dhe Karvajos dhe kemi lëvizur që t‘i plotësojmë dëshirat e tij, pohoi presidenti. Objektivi ynë është që t‘i blejmë të dy portugezët e Çelsit dhe kemi vënë re se edhe lojtarët dëshirojnë të vijnë. Duhet të gjejmë akordin me klubin e Abramoviç, por jam i sigurt se marrëveshja do të realizohet. Për Maikon, mund të them se ai do të qëndrojë. Në disa raste deklarata të tilla sugjerohen ose bëhen nga menaxherët. Lojtari nuk na ka thënë asgjë rreth këtyre pakënaqësive". Ndërkohë, sipas mediave italiane, Interi ka përgatitur një tjetër ofertë për Karim Benzema: për të bindur Lionin të shesë talentin e sulmit, ata janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro plus Amantino Mansinin dhe Patrik Vieira. Në këtë mënyrë, zikaltërit synojnë të fitojnë garën me Mançester Junajtid.