E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana nis stërvitjen, trajneri, çështje ditësh

Menjëherë pas vendimit të klubit për t‘ia besuar skuadrën edhe për një sezon Refik Halilit dhe Shefikat Ngjelës, Tirana demonstron menjëherë se qetësia është rikthyer tashmë në radhët e futbollistëve. Dita e djeshme ka shënuar edhe rikthimin në stërvitje të lojtarëve bardheblu, të cilët kishin pushuar që nga dita kur fituan titullin në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Të vetmit që mungonin nga grupi i futbollistëve të sezonit tjetër ishin Agolli, Devolli dhe Muzaka, të cilëve, sipas deklaratës së drejtuesve të klubit, u është dhënë leje për shkak të disa impenjimeve personale. Ndërkohë që në shkallët e stadiumit është shfaqur edhe kryedonatori Refik Halili. Në fund të stërvitjes, "bosi" i klubit bardheblu ka ritheksuar se "do të rikonfirmoj pjesën dërrmuese të futbollistëve, që kontribuuan në fitimin e titullit kampion. Por synoj të ndërtoj një skuadër të madhe, e cila të shfaqet ambicioze edhe në Champions League. Çështja e emërimit të trajnerit të ri do të zgjidhet brenda pak ditësh".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›