Mancini, 6 milionë euro në vit
_551712.jpg)
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini është shumë pranë nënshkrimit të kontratës së re trevjeçare me klubin nga Eastlands.
E përditshmja britanike Daily Mirror ka njoftuar të hënën se drejtues të Cityt janë takuar me përfaqësuesit e strategut italian për të diskutuar rreth vazhdimit të kontratës së tij me klubin që mund ta bëjë Mancinin trajnerin më të paguar në Premierligë.
Kontrata aktuale e Mancinit është e paraparë të skadojë në mesin e vitit 2013 ndërsa marrëveshja e re thuhet se do të vlejë deri më 2015 ndërsa përfshin pagë prej gjashtë milionë eurosh në sezon.