E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas-Boas, më i mirë se Mourinho

Mesfushori i Chelseas, Ramires beson se menaxheri i ekipit, Andre Villas-Boas mund të bëhet trajneri më i mirë në botë.

34 vjeçari, në qershor mori drejtimin e gjigantit nga Premierliga pas suksesit të madh që arriti te Porto. Edhe pse rezultatet e deritashme të tij me Chelsean nuk kanë qenë prej më të mirave, Ramires beson se Villas-Boas mund të arrijë sukses.

“E kam njohur nga koha kur luaja në Portugali, por jo personalisht. Ai ka gjithçka për të qenë i mirë si (Jose) Mourinho ose ndoshta është më i mirë”, tha Ramires për Arena SporTV.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›