E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milito, më i dobëti në Serie A

Në Itali duket se nuk kanë dyshime: Diego Milito ka qenë futbollisti më i dobët i pjesës së parë të sezonit në Serie A. Një grup prej 100 gazetarësh, të anketuar nga uebfaqja Sportal.it kanë votuar për futbollistët më të dobët të vitit dhe në fund “fitoi” sulmuesi i Interit, Diego Milito.

Argjentinasi doli në krye para mesfushorit të Juventusit, Milos Krasic dhe sulmuesit të Lazios, Djibril Cisse. Pas tyre, u renditen sulmuesi i Milanit Alexandre Pato në pozitën e katërt dhe dy Interist të tjerë, Zarate dhe Forlan.

Kujtojmë se javë më parë Milito mori çmimin Bidone d’Oro që i ndahet futbollistit më të dobët të vitit në Itali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›