E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini: Dua ta marr Balotelin te Siti

Anglia

Roberto Mançini ka pranuar se ai do të donte ta merrte sulmuesin e Interit, Mario Baloteli, te Mançester Siti. Mançini ishte njeriu që e ngriti Balotelin aty ku është sot, duke ia dhënë mundësinë që në vitin 2007 për të debutuar në Serinë A. Marrëdhëniet aspak të mira mes Balotelit dhe Murinjos kanë rritur spekulimet se sulmuesi do të mund të largohej në fund të sezonit nga Interi, dhe Mançini njihet si adhurues i futbollistit më kontravers sot në botë. “Unë do të doja ta sillja këtu, sepse ai është i ri dhe ka potencial të bëhet klasi botëror. Unë kurrë nuk jam ankuar për të”. Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u konfirmuar në ditët e ardhshme.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›