Botërori: Lipi i mbyll derën Amaurit
Italia
Për të kompletuar grupin “axurr”, që do të shkojë në botërorin Afrika e Jugut 2010, mungojnë ende 6 emra dhe Lipi do t’i peshkojë mes futbollistëve italianë. “Në maj do të vendos se kush do të jenë në formën më të mirë. Sot të gjithë lojtarët janë nën vëzhgim”, tha trajneri i Italisë. Por la të nënkuptohet se për Amaurin nuk ka hapësirë. “Ndershmërisht, janë të mjaftueshëm futbollistët italianë”. Lipi ka folur më pas mbi polemikën lidhur me mungesën e vizitës së tij në “Apiano Xhentile”: “As nuk më kishte shkuar ndërmend të bëja një vizitë politike, deklaroi ai. Atje janë dy të rinj italianë që luajnë tek U-21 dhe sinqerisht janë shumë të mirë”.
#