Trafikimi i qenieve njerëzore, Shqipëria hapa para
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Shqipëria ka bërë hapa para në luftën kundër qenieve njerëzore. Arritjet janë shënuar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e rendiste Shqipërinë në vendet problematike në këtë fushë. Ministria e Brendshme, me anë të zëvendësministres Iva Zajmi, ka reaguar ndaj raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit që publikoi në Kongresin Amerikan Raportin e Ndërmjetëm Vjetor për Trafikimin e Qenieve Njerëzore në botë. Sipas Zajmit, qeveria shqiptare ka bërë një progres të dukshëm në përpjekjet e saj për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, qysh prej daljes së Raportit 2008. Veçanërisht, ka demonstruar përmirësime rrënjësore në identifikimin e viktimave të trafikimit.
Masat
Qeveria shqiptare ka rritur numrin e ndjekjeve penale dhe hetimeve, masat e dënimit të dhëna ndaj trafikantëve kanë qenë të duhura dhe të ashpra. Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2008, qeveria intensifikoi përpjekjet për dhënien e trajnimeve për zyrtarë, duke përfshirë këtu dhe zhvillimin dhe dhënien e një kursi nga Policia Shqiptare e Shtetit. Veç kësaj, qeveria caktoi rreth 20 police femra antitrafik në drejtoritë kundër krimit të organizuar në të gjithë vendin. Zyrtarët punuan për përmirësimin e funksionimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Viktimat e Trafikimit, duke identifikuar të paktën pesë herë më shumë viktima se në vitin e kaluar, si dhe linçoi bazën zyrtare të të dhënave, e cila mbledh informacion mbi menaxhimin e rasteve specifike të trafikimit. Qeveria ka rritur financimin e qendrës kombëtare të pritjes së viktimave me 16 për qind. Në korrik, qeveria aprovoi një strategji të re kombëtare për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, e cila është e mundshme për t u aksesuar në ëebsite-in e ministrisë”.
Vlerësimet
Qeveria e Shqipërisë i merr këto vlerësime të Departamentit të Shtetit si një mbështetje serioze për përpjekjet e saj për të reduktuar përmasat sociale, humane dhe ligjore të trafikimit në vend. Qeveria e Shqipërisë shpreh me këtë rast edhe një herë angazhimin e saj të plotë për të bërë gjithçka për të marrë në mbrojtje viktimat e trafikimit, për të parandaluar shfrytëzimin e personave vunerabël si dhe për të ndëshkuar me drejtësi dhe rreptësi shfrytëzuesit e tyre. Në një shoqëri të zhvilluar nuk mund të ketë kompromis me shfrytëzimin dhe skllavërimin njerëzor.
Ky lajm është publikuar: 10/02/2009